Trudeau: SHBA do ndihmojë botën me vaksinat / Kryeministri kanadez flet pas takimit me presidentin Biden
Shtetet e Bashkuara janë “të hapura” për të ndihmuar vende të tjera që të blejnë vaksina të Covid-19 dhe bisedimet për mënyrën se si do të bëhet kjo po vazhdojnë, sipas kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.
Shtetet e Bashkuara do të kenë mjaftueshëm vaksina për çdo amerikan të rritur deri në fund të muajit Maj, sipas presidentit Joe Biden. Objektivi i Kanadasë është fundi i Shtatorit dhe Trudeau thotë se kritikët, që ankohen mbi shpërndarjen e ngadaltë deri më tani, duhet t’i kërkojnë SHBA që të lejojnë dërgesat përtej kufijve. Trudeau tha se pas bisedimeve me Biden, është e qartë që Uashingtoni e kupton që mënyra më e mirë për të luftuar Covid-19, është që ta bëjë në të gjithë botën.
Kanadaja ka regjistruar një total prej 22,045 vdekje nga koronavirusi, krahasuar me mbi 510,000 në Shtetet e Bashkuara. Pak orë pas fjalimit të Trudeau, një pako me 500,000 doza të AstraZeneca mbërriti në Kanada. Këto nuk kanë qenë të përfshira në planin fillestar, sipas kryeministrit, që shtoi se rregullatorët po vlerësojnë edhe vaksina nga kompani të tjera.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.