Trump, më afër reformës tatimore – Senati kalon rezolutën e buxhetit, tregjet dhe dollari marrin nxitje

Përpjekja e Presidentit Donald Trump për të riorganizuar kodin tatimor në Shtetet e Bashkuara, ka marrë një nxitje këtë javë ndërkohë që Senati miratoi rezolutën e buxhetit për vitin fiskal 2018, që do t’i japë mundësinë republikanëve për të ndjekur paketën e reduktimit të taksave pa suportin e demokratëve.
Me një votim 51 pro 49 kundër, senati i kontrolluar nga republikanët miratoi masën e buxhetit, që do të shtojë rreth 1.5 trilionë dollarë në deficitin federal në dekadën e ardhshme, për të kompensuar uljet e taksave.
“Me këtë buxhet, ne jemi drejt lehtësimit të familjeve dhe individëve amerikan, që kanë një barrë të padrejtë të taksave”, tha lideri i mazhorancës në Senat, Mitch Mcconell.
Demokratët ka gjasa të kundërshtojnë planin tatimor të administratës së Trump, që premton reduktime në vlerën e 6 trilionë dollarëve për bizneset dhe individët. Rezoluta do të duhet të koordinojë me një version të ndryshëm të kaluar nga dhoma e ulët e kongresit dhe republikanët thonë se negociatat për një masë të unifikuar do të zgjasnin disa javë.
Pas dështimit të përmbysjes së Obamacare, republikanët në senat janë në presion të vazhdueshëm që të arrijnë reformën tatimore me sukses. Lajmërimet për votimin e Senatit sollën rriten e titujve të kapitalit në mbarë botën si dhe fuqizimin e valutës amerikane kundër shportës kryesore.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.