Trump bën prapa-kthehu, Thesari: asnjë vend nuk po manipulon monedhën
Administrata e re Amerikane refuzoi të vërë gishtin te ndonjë partner tregtar si manipulator i valutës në raportin e publikuar ditën e Premte e që pritej me interes mjaft të madh.
Donald Trump ka akuzuar disa vende të planetit, Kinën në radhë të parë, si manupalotorë të monedhës, me qëllimin për të përfituar në tregti. Raporti i së Premtes konfirmon se, Trump ka bërë një prapa-kthehu në këtë drejtim.
Dokumenti vjen vetëm një javë pas takimit mes Donald Trump dhe Xi Jinping, ku dy homologët vunë gurin e parë të një miqësie të re. Raporti i departamentit të thesarit është periodik dhe publikohet çdo 6 muaj.
Pavarësisht kësaj, Kina vijon të mbetet në listën e vendeve në monitorit, përpos faktit se ka një suficitit mjaft të lartë tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pesë partnerët e tjerë kryesor tregtarë që ishin në listën e Tetorit; Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani, Gjermania dhe Zvicra vijojnë të mbeten gjithashtu në listë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.