Trump bisedë telefonike me homologun kinez dhe me kryeministrin e Japonisë. Ja çfarë do të diskutojnë?

Presidenti i SHBA, Trump do të zhvillojë një bisedë telefonike sot me homologun kinez, Xi Jinping dhe kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, bisedat do të përqendrohen tek tregtia midis vendeve, por nuk do të mbetet jashtë bisedës edhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.
Bisedat zhvillohen pak ditë para takimeve që udhëheqësit e këtyre vendeve do të kenë në Samitin e G20, i cili do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë më 7-8 korrik 2017, ku pjesë e axhendës do të jenë edhe praktikat tregtare mes vendeve.
Trump u takua me Xi Jinping në prill në Florida, ku u shpreh se ishte i gatshëm të punonte me Kinën për çështjet tregtare, por donte të shihte se si Pekini do të përdorte “levën ekonomike” për të detyruar Korenë e Veriut të zvogëlojë programet e raketave bërthamore dhe balistike, raportojnë mediat në SHBA.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.