Trump heq ‘dorashkat’ diplomatike dhe paralajmëron Erdoganin: “Mos bëj të fortin !”

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër homologut të tij turk përpara se Erdogan të niste një sulm të papritur në Siri, duke i kërkuar atij “mos të jetë një djalë i ashpër” dhe “mos bëhet një budalla!”
Letra e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, erdhi ndërsa Trump luftoi për të kontrolluar kritikën e vendimit të tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria veriore, duke i hapur rrugën një operacioni ushtarak turk.
Turqia pushtoi veriun e Sirisë për të larguar forcat e drejtuara nga kurdët larg kufirit, duke akuzuar kurdët se ishin terroristë.
Në letrën drejtuar Erdoganit, Trump është shprehur: “Ju nuk doni të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve,” dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – dhe do ta bëj.”
Ai vazhdoi të paralajmërojë Erdogan: “Historia do t’ju shikojë në mënyrë të favorshme nëse e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe njerëzore. Do t’ju shikojë përgjithmonë si djallin nëse gjërat e mira nuk ndodhin.”
Presidenti turk tha se ai do të përfundojë ofensivën e Turqisë në veri të Sirisë nëse forcat e udhëhequra nga kurdët tërhiqen. Do të ishte mënyra më e shpejtë për të përfunduar konfliktin, tha ai, duke shtuar se ai nuk ishte i gatshëm të negociojë mbi pozicionin e tij.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.