Trump: Hetimi i Rusisë në SHBA, pengesë për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën

Presidenti Donald Trump komentoi marrëdhënien midis Moskës dhe Uashingtonit gjatë takimit të APEC në Da Nang.
Ai tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin edhe një herë mohoi raportet e ndërhyrjeve të mundshme nga Rusia në zgjedhjet e presidentit amerikan.
Trump vuri në dukje se hetimi i “ndërhyrjes ruse”, që tani është duke u zhvilluar nga Prokurori Special i Shteteve të Bashkuara dhe në Kongres, është një pengesë për vendosjen e marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit.
Rusia ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA. Sekretari rus i shtypit presidencial Dimitri Peskov ,i quajti ato “absolutisht të pabazuara”.
Putin dhe Trump gjatë takimit të tyre të shkurtër në periferi të samitit APEC miratuan edhe një deklaratë të përbashkët mbi Sirinë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.