Trump i “kthehet” ish-presidentit Obama: “Personi i vetëm më i pakënaqur se Hillary, në natën e fitores time”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmendi ish-presidentin Barack Obama në një fjalim në Karolinën e Veriut këtë javë, ku tha se Obama e kishte nënvlerësuar. “Mendoj që i vetmi person më i pakënaqur se Hillary atë natë ishte Barack Hussein Obama”, – tha Trump, duke rikujtuar fitoren ndaj Hillary Clinton. Obama u rikthye në fushatë këtë javë, duke sulmuar presidentin, në më pak se 2 javë përpara betejës me demokratin Joe Biden.
Gjatë një fjalimi në Philadelphia për ish-zv presidentin e tij, Obama ofroi kritikën e tij më të madhe ndaj pasardhësit të vet. “Ai nuk ka treguar ndonjë interes në bërjen e punës së tij apo ndihmuar ndonjë tjetër përveç vetes”- tha Obama për Trump. Obama, që ka qeverisur për 2 mandate dhe qëndron një nga figurat më popullore në Partinë Demokratike, fajësoi Trump për trajtimin e koronavirusit, duke theksuar se vetë presidenti ka rënë pre e virusit.
Ditët e fundit të fushatës po ndodhin përballë një rritje të rasteve të reja me Covid-19 dhe shtrimeve në spitale në shtetet e betejës, përfshirë Karolinën e Veriut dhe Pensilvaninë. Sondazhet tregojnë se shumica e votuesve janë të zhgënjyer mbi mënyrën se si Trump ka trajtuar pandeminë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.