Trump i kundërpërgjigjet Macron me tarifa mbi verërat franceze
Donald Trump ka kërcënuar se do të shënjestrojë verën franceze pasi Parisi imponoi një taksë mbi gjigantët e teknologjisë amerikane si Facebook, Google dhe Amazon. Presidenti amerikan tha se “veprimi reciprok” kundër “budallallëkut” të homologut të tij francez Emmanuel Macron do të jetë i afërt. Palët biseduan në telefon të premten dhe Trump tha se kish kërcënuar Macron me një taksë mbi verën franceze. Elysée bëri me dije të shtunën se Macron i kishte thënë Trump se taksat e shërbimeve digjitale ishin në “interesin e tyre të përbashkët”, sipas AFP.
Ligji francez, i quajtur “Gafa” për Google, Amazon, Facebook dhe Apple, imponon një taksë prej 3% në qarkullimin e kompanive digjitale (reklamat dhe komisionet) në Francë dhe ka të bëjë me kompanitë që kanë të paktën 750 milion euro të ardhura në nivel global dhe 25 milion euro në Francë.
Ai u miratua nga parlamenti i Francës në fillim të korrikut dhe qeveria thotë se rreth 30 kompani do të preken. “Gjithmonë më kanë pëlqyer verërat amerikane më shumë se verërat franceze, edhe pse nuk pi verë. Më pëlqen se si duken. Ne rregull. Por verërat amerikane janë të mëdha, verërat amerikane janë të mëdha dhe ata nuk kanë bërë gjënë e duhur kur filluan taksimin e kompanive tona “, tha Trump. “Kam një marrëdhënie të mirë me Presidentin Macron, por ata nuk duhet ta kishin bërë këtë.”
France just put a digital tax on our great American technology companies. If anybody taxes them, it should be their home Country, the USA. We will announce a substantial reciprocal action on Macron’s foolishness shortly. I’ve always said American wine is better than French wine!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 26, 2019
Ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire, tha të premten: “Franca është një komb sovran, ne marrim vendimet tona lidhur me çështjet e taksave si një komb kombëtar dhe sovran“. Shtetet e Bashkuara janë konsumatori kryesor i verës dhe Franca është prodhuesi i dytë më i madh i verës në botë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtave. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.