Trump: Jam politikani i trajtuar më keq nga mediat në histori – Sekretari i tij: Përdor shpatën
Sekretari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme, John Kelly dhe Presidenti Trump u bënë pjesë e një batute, gjatë ceremonisë së nisjes të Rojeve të reja të Bregut në Neë York.
Gjatë kohës kur Presidentit iu dha një shpatë në shenjë respekti, Kelly u dëgjua t’i thoshte Trump-it: “Përdor këtë kundër shtypit zotëri”. Presidenti duke qeshur tha: “Po, është e drejtë”.
Gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni, Trump tha se ishte trajtuar shumë padrejtësisht nga mediat.
“Asnjë politikan në histori, dhe këtë e them me shumë siguri, nuk është trajtuar më keq dhe më padrejtësisht. Nuk mund t’i lësh të të ndikojnë, s’mund të lejosh kritikët dhe mohuesit të zënë rrugën mes teje dhe ëndrrave të tua”, tha Trump.
Donald Trump është duke u përballur me një sërë polemikash. Pas pushimit të shefit të FBI, James Comey, ai ka ndarë informacion të klasifikuar me rusët, çka Trump e ka justifikuar duke e konsideruar të drejtë të tijën.
Së fundmi, është raportuar se Comey ka mbajtur shënime për çdo bisedë që ka patur me Presidentin, midis të cilave edhe bisedën ku Trump i kërkon t’i japë fund hetimeve për këshilltarin e tij të sigurisë, Michael Flynn.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.