Trump kërcënon ekonomikisht Irakun/WSJ: Do humbasë llogarinë tek FED, nëse largon trupat amerikane
Administrata e Donald Trump ka paralajmëruar Irakun se do të humbasë akses tek llogaria që banka qendrore e vendit mban në Rezervën Federale , nëse Bagdadi dëbon trupat amerikane nga rajoni, sipas ‘Wall Street Journal’ që përmendi zyrtarë irakenë.
Paralajmërimi i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen pas sulmit që vrau komandantin e lartë Qasem Soleimani.
Sulmi bëri që parlamenti iranian të votonte për të dëbuar trupat amerikane nga vendi, një lëvizje që zyrtarët e kanë intepretuar se do dëmtojë irakun.
Mbyllja e llogarisë së Irakut tek Rezeva Federale e New Yorkut mund të jetë vendimtare për sistemin financiar të vendit.
Iraku vendos të arhdurat nga shitjet e naftës te kjo llogari dhe tërheq para nga atje për të paguar kontratat dhe pagat qeveritare.
Rezerva Federale mbante thuajse 3 miliardë dollarë në depozita 1-ditore në fund të 2018-ës, sipas një deklarate të fundit nga Banka Qendrore e Irakut.
Presidenti Trump këcënoi sanksione ekonomike ndaj Irakut nëse parlamenti votoin për largimin e 5,300 trupave amerikane.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.