Trump kërcënon mbylljen e rrjeteve sociale / Presidenti akuzohet nga Twitter për përhapje të ‘fake news’
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të mbyllë platformat e mediave sociale tek të cilat ai argumenton se zërat konservatorë censorohen pasi Twitter të martën etiketoi disa nga mesazhet e tij me një paralajmërim të kontrollit të fakteve, duke sugjeruar se fjala e presidentit është konspiracion dhe nuk mbështetet mbi fakte.
“Republikanët mendojnë se platformat e mediave sociale heshtin plotësisht zërat e konservatorëve”, bëri thirrje në Twitter Trump. “Ne do t’i rregullojmë me forcë, ose t’i mbyllim ato, para se të lejojmë që kjo të ndodhë sërish”
Twitter ishte kritikuar prej kohësh që lejonte presidentin të përhapte teori konspirative dhe njollosje kundër kundërshtarëve, dhe duket se kjo po merr fund. Trump nuk do të jetë më në gjendje të përhapi lajme të rreme.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.