Trump, kundër Rezervës Federale: “Banka po rrit shumë shpejt normat e interesit”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk pëlqen vendimin e Rezervës Federale për të vazhduar rritjen e normave të interesit.
Ai tha gjithashtu se ekonomia e SHBA nuk ka një problem me inflacionin në mënyrë që banka të vazhdojë kaq shpejtë tkurrjen monetare dhe të frenojë rritjen e çmimeve.
“Unë mendojë që s’kemi pse lëvizim kaq shpejtë”, tha Trump, duke shtuar se nuk ka biseduar me kryetarin e sistemit bankar qendror Jerome Poëell mbi veprimet e Rezervës Federale.
Banka rriti normën bazë të interesit me 0.25% në Shtator dhe rriti pritshmëritë për ekonominë këtë vit edhe tjetrin. Kjo tërhoqi kritika nga Trump gjatë asaj kohe, i cili tha se është i shqetësuar me faktin se atyre u pëlqen rritja e interesave.
Sipas analistëve, Presidenti ka frikë se normat e larta të interesit do të përkeqësojnë tregun e aksioneve. Gjatë Verës, Trump është shprehur hapur se nuk i pëlqen ideja e tkurrjes monetare dhe ka thënë se Powell nuk është bankieri i “parasë së lirë” që ai shpresonte.
Kritikat e rralla nga një presidenti në fuqi ndaj Rezervës Federale, u interpretuan si një kërcënim ndaj pavarësisë së Bankës Qendrore. Interesat e borxhit janë rritur ndjeshëm në javët e fundit dhe titulli 10-vjeçar që merret për referencë, u rrit në nivelin më të lartë në 7 vite.
Pas ndërhyrjes së bankës qendrore për të tretën herë këtë vit, Jerome Powell tha se politikat monetare në SHBA nuk kanë arritur ende nivelin neutral, ç’ka sugjeron më shumë rritje nga institucioni.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.