Trump mbështet naftën – Paqartësi nëse do të ketë marrëveshje apo përshkallëzim SHBA-Kinë!

Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në orët e pasdites, pas komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje mbi tregtinë. Megjithatë, frika për një recesion global po ushtron presion mbi çmimet. Por, pavarësisht komenteve të Trump, lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, tashmë e ka dëmtuar ekonominë globale dhe për këtë arsye është shtuar frika për një recesion.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 59.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 54.5 dollarë për fuçi. Në një shënim për klientët e saj, Morgan Stanley tha se raundi tjetër i tarifave mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të dëmtojë më tej ekonominë globale dhe shikon rreziqe për përshkallëzimin e konfliktit tregtar. Javën e kaluar, Ministria e Tregtisë në Kinë tha se do të vendosë tarifa prej 5 deri në 10% për një total prej 5,078 produkte amerikane që e kanë origjinën nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë naftën bruto, produktet bujqësore si soja dhe avionët e vegjël.
Në shenjë hakmarrjeje, Presidenti Trump tha se ka urdhëruar kompanitë amerikane të shikojnë mënyra për të mbyllur operacionet në Kinë dhe të prodhojnë në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, deklaroi në samitin vjetor ekonomik të Jackson Hole, se ekonomia amerikane po ecën me një hap të favorshëm dhe banka qendrore do të në mënyrë të përshtatshme për të mbështetur zgjerimin ekonomik. Komentet e Powell thanë pak detaje nëse në takimin e radhës, Rezerva Federale do të ulë normat e interesit.
Lidion Kulla/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.