Trump mbyll qeverinë – “Na duhen votat e demokratëve për murin, që të zhbllokohet”
Donald Trump ka kaluar në një përplasje të plotë me senatin amerikan.
Presidenti amerikan nuk pranoi të nënshkruajë buxhetin, duke bërë që qeveria të mbyllet përkohësisht. Refuzimi i Trump për të firmosur vjen pasi buxheti nuk përfshin fondet e nevojshme, rreth 5 miliardë dollarë, për të ndërtuar murin e famshëm me Meksikën.
“Vendi ynë i madh duhet të ketë siguri në kufijtë e tij. Ne nuk duam që të na vijnë njerëz të cilët nuk duhet të jenë këu. Ne duam që njerëzit të hyjnë nëpërmjet një procesi ligjor”-deklaroi ai.
Republikanët e senatit e patën të pamundur të mblidhnin votat e nevojshme për të aprovuar financimin e murit me 5 miliardë dollarë. “Ne do të kemi një mbyllje të qeverisë. Ska asgjë që mund të bëjmë për këtë, sepse duhet që demokratët të japin votën e tyre” – deklaroi Trump në Twitter pak orë përpara skadimit të afatit për të aprovuar buxhetin.
“Shpresojmë që mbyllja mos të zgjasë shumë”, mbylli Trump fjalën e tij.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.