Trump merr “krahë” , prodhuesit më optimistë se kurrë më parë në 20 vite

Presidenti amerikan Donald Trump, komentoi anketën e fundit të prodhuesve të manifakturës duke folur me mjaft optimizëm.
“93% e prodhuesve kanë një projeksion pozitiv për të ardhmen e biznesit të tyre. 93. Vetëm pak muaj më parë kjo normë ishte në 56%. Ka një diferencë të theksuar. Ky është një rekord 20 vjeçar”-deklaroi Trump.
Unë jam shumë krenar për këtë, të gjithë jemi krenarë. Prodhuesit e sektorit po fillojnë të investojnë mjaft para dhe shumë gjëra do të ndodhin, shtoi presidenti i ekonomisë më të madhe të botës.
Ndër të tjera ai nënvizoi se, këto të dhëna sinjalizojnë se, sipërmarrja ka besim te planet e administratës së re për të rikthyer vendet e punës, ulur taksat apo përmirësuar ambientin e të bërit biznes.
Trump ka folur me tone optimiste edhe për vizitën e Presidentit kinez në Florida së bashku me një delegacion të gjerë.
“Mezi pres ta takoj atë së bashku me delegacionin e tij”,-deklaroi trump.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.