Trump mesazh Nishanit dhe Ramës: Sfidat që kemi përpara t’i kapërcejmë në partneritet me njëri-tjetrin

“Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj”.
Kështu e nis mesazhin e tij Presidenti i SHBA, Donald Trump për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku ndër të tjera shkruan:
“ Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit. Sinqerisht i Juaji, Donald J.Trump”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur falënderime për Presidentin Trump për këtë mesazh dërguar atij.
Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet: "I dashur Kryeministër,Unë e mirëpres ngrohtë…
Posted by Edi Rama on Friday, March 3, 2017
Po ashtu edhe kreu i Shtetit shqiptar ka marrë mesazh nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump:
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, në të cilin shkruhet: “I dashur Zoti President, E mirëprita me ngrohtësi mesazhin tuaj të urimit me rastin e betimit tim si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e vlerësoj së tepërmi mendimin tuaj të mirë, mbështetjen dhe inkurajimin. Përpara kemi sfida, të cilat besoj se do t’i kapërcejmë në partneritet dhe mbi baza të përbashkëta. Gjithashtu kemi mundësi të pamata për t’i çuar përpara qëllimet që ndajmë së bashku, për të promovuar qëndrueshmërinë globale si dhe për të arritur paqe dhe begati”, thuhet në një njoftim të Presidencës.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.