Trump ndalon 8 aplikacione kineze. Nënshkruan urdhër që bllokon transaksionet në SHBA, përfshirë të Alipay
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon transaksionet me 8 aplikacione kineze, përfshirë apliackonin e pagesave në telefon Alipay, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Kjo ka shtuar tensionet me Pekinin, 2 javë përpara se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të marrë detyrën. Ky vendim synon të frenojë cënimin e amerikanëve nga aplikacionet kineze, që kanë akses tek të dhëna private.
Autoritetet argumentojnë se SHBA duhet të ndërmarrin vendime agresive kundër programuesve të aplikacioneve kineze, për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Urdhëri përfshin gjithashtu aplikacione të tjera si CamScanner, ShAREit, Tencent dhe VMate. “Duke hyrë në pajisje si smartphone, tableta dhe kompjutera, aplikacionet kineze mund të aksesojnë dhe marrin informacion gjigant nga përdoruesit, përfshirë informacion personal të identifikueshëm”- thekson urdhëri ekzekutiv.
Sipas dokumentit, këto të dhëna i japin kinës mundësinë për të gjurmuar vendndodhjen e punonjësve dhe kontraktorëve federalë, si dhe të ndërtojnë dosje me informacion personal. Ministria e jashtme në kinë reagoi duke thënë se vendi do ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat ligjore të kompanive dhe se SHBA po abuzojnë me fuqinë kombëtare.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.