Trump nis udhëtimet e tij të para si President jashtë SHBA-ve. Do vizitojë Vatikanin, Izraelin dhe Arabinë Saudite
Donald Trump njofton planin e tij për udhëtimet jashtë SHBA që nga koha e marrjes së detyrës së tij si President. Ai do të vizitojë Arabinë Saudite, Izraelin dhe Vatikanin këtë muaj, si pjesë e udhëtimit të tij që nga marrja e detyrës.
Presidenti Trump do të bëjë këto ndalesa, në tre prej vendeve më fetare në botë, para se të marrë pjesë në Samitin e liderëve botërorë në Bruksel dhe Siçili.
“Toleranca është themeli i paqes. Kjo është arsyeja pse jam krenar që kam bërë një njoftim të madh dhe historik këtë mëngjes dhe të ndaj me ju se udhëtimi im i parë i huaj si President do të jetë në Arabinë Saudite, pastaj në Izrael e më pas në Vatikan “, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.