Trump ‘nxjerr inatin e humbjes’ tek ekipi i avokatëve – “Ata e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve”
Ndërsa gjyqi i dytë historik i fajësimit të Donald Trump filloi të martën pasdite, i akuzuari ishte më shumë se një mijë milje larg, i ndaluar nga mediat sociale dhe jo i pranishëm në gjykim.
Trump, i cili është akuzuar për “nxitje të kryengritjes” pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA në 6 Janar, ka kaluar tre javët e fundit i ngujuar në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Florida. Ish- presidenti ka qenë në vendpushimin e tij, afër klubit të golfit, pasi ai u largua nga Washington DC në 8 të mëngjesit në ditën e inaugurimit të Joe Biden.
Burimet sugjeruan që ish-presidenti nuk ishte i qetë. Politico e përshkroi Trump si “gjithnjë e më të zhgënjyer” me kontrastin e mprehtë midis përpjekjeve të heshtura të ekipit të tij ligjor krahasuar me videot që shpërndajnë demokratët.
“Presidenti Trump nuk ishte i kënaqur me performancën e ekipit të tij ligjor,” tha një burim për Politico. Ata thonë se Trump u mërzit që ekipi i tij ligjor u duk se pranoi që, në kundërshtim me teoritë e pabaza të konspiracionit që vetë Trump ka përhapur, Joe Biden ka fituar zgjedhjet.
Trump përballet me një akuzë të “nxitjes së kryengritjes” për rolin e tij në trazirat e janarit, në të cilën pesë njerëz vdiqën pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit. Të martën Chuck Schumer, senatori demokrat nga Nju Jorku, tha se gjyqi i fajësimit përfaqësonte “akuzat më të rënda të ngritura ndonjëherë kundër një presidenti të Shteteve të Bashkuara në historinë amerikane”.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.