Trump “pajtohet” me demokratët – Arrihet marrëveshja, zgjatet borxhi dhe jepet ndihmë për stuhitë

Presidenti amerikan Donald Trump arriti ditën e Premte një marrëveshje për zgjatjen e limtit të borxhit qeveritar me tre muaj si dhe 15 miliardë dollarë ndihmë për shkak të situatës së emergjencës nga uraganet.
Marrëveshja e çuditërisht edhe me demokratët u votua nga kongresi amerikan, me 319 vota pro dhe vetëm 90 kundër. Pavarësisht marrëveshjes, ligji pati shumë kundërshti. Gjithsesi, politikëbërësit u detyrua ta kalonin me procedurë të përshpejtuar dhe pa debat për shkak të situatës së emergjencës, duke qenë se ditën e Dielë, uragani “Irma” pritet të godasë Floridën.
Irma vjen vetëm pak ditë pas një uragani tjetër të fuqishëm, Harvey ndërkohë që më pas pritet të vijnë edhe dy stuhi të tjera mjaft të forta. Kjo situatë që po kalon vendi ka lënë tërësisht mënjanë ndasitë mes republikanëve dhe demokratëve, e sidomos ato mes Donald Trump dhe demokratëve.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.