Trump pas sulmit: “Asnjë amerikan i dëmtuar, sanksione të reja për Iranin dhe një marrëveshje e re bërthamore”
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, presidenti Trump pas sulmeve me raketa, të cilave iu bë bazave amerikane në Irak u shpreh se :
“Asnjë amerikan nuk u dëmtua në sulmin e mbrëmshëm nga regjimi iranian. Ne nuk kemi pësuar viktima. Të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt dhe vetëm dëme minimale u mbajtën në bazat tona ushtarake.”
Presidenti Trump përpara se të fillonte fjalimin e tij dërgoi një mesazh të qartë dhe të prerë për Iranin:
“Për sa kohë që unë jam President i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore.”
Presidenti Trump njoftoi se administrata e tij do ta godasë Iranin me sanksione të reja pas sulmit të saj në dy baza ushtarake Irakiane që strehojnë trupat amerikane, si dhe në përgjigje të agresionit të tij më të gjerë në rajon.
Ai vuri në dukje se administrata e tij po vazhdon të rishikojë opsione të tjera për t’iu përgjigjur sulmeve raketore iraniane.
“Këto sanksione të fuqishme do të qëndrojnë derisa Irani të ndryshojë sjelljen e tij,” tha Trump. “Vetëm në muajt e fundit, Irani ka kapur anije në ujërat ndërkombëtare, zhvilloi një sulm të paprovuar ndaj Arabisë Saudite dhe goditi dy drone amerikane.”
Presidenti Trump kritikoi marrëveshjen bërthamore të Iranit si “shumë të metë”.
Irani njoftoi të mërkurën se po tërhiqej pjesërisht nga Plani i Përbashkët i Veprimit, ose JCPOA.
“JCPOA shumë e dëmtuar skadon shpejt, sidoqoftë, dhe i jep Iranit një rrugë të qartë dhe të shpejtë drejt armëve bërthamore. Irani duhet të braktisë ambicieve bërthamore dhe t’i japë fund mbështetjes për terrorizmin,” tha Trump.
Më tej kreu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bëri thirrje aleatëve të tjerë që të “shkëputen” nga marrëveshja:
“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të bërë një marrëveshje me Iranin që e bën botën një vend më të sigurt dhe më të qetë,” tha ai.
Trump tha se që kur mori detyrën “Amerika ka arritur pavarësinë e energjisë”:
“Ne tani jemi prodhuesi numër një i naftës dhe gazit natyror kudo në botë. Ne jemi të pavarur dhe nuk kemi nevojë për naftë nga Lindja e Mesme.”
Presidenti amerikan i dha fund fjalimit të tij për krizën e Iranit, i cili zgjati rreth 10 minuta, me një mesazh për popullin e Iranit:
“Më në fund, për njerëzit dhe udhëheqësit e Iranit, ne dëshirojmë që ju të keni një të ardhme dhe një të ardhme të shkëlqyeshme, atë që ju meritoni”, tha Trump. “Një prosperitet në shtëpi dhe harmoni me kombet e botës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përqafojnë paqen me të gjithë ata që e kërkojnë atë”, shtoi Trump.
Geri Kolgega / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.