Trump për COVID-19: Një ilaç kundër malarjes po provohet si trajtim dhe ndaj coronavirus
Presidenti Trump tha në një konferencë për shtyp të enjten se chloroquine, një ilaç i përdorur për trajtimin e malarjes dhe artritit të rëndë, u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave(FDA) për t’u provuar si një trajtim për COVID-19, pasi numri i rasteve në të gjithë vendin vazhdon të rritet.
Ilaçi do të përdoret në një provë klinike, sipas komisionerit të FDA-së, Dr Stephen Hahn, i cili foli gjatë konferencës për shtyp.
Trump tha gjithashtu se ilaçe të tjera antivirale do të gjurmohen me shpejtësi për miratimin e FDA.
“Ne do t’i mbledhim të dhëna dhe do të marrim vendime të drejta bazuar në ato të dhëna në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e trajtimeve,” tha Hahn.
“Çfarë është gjithashtu e rëndësishme është të mos krijojmë shpresë të rreme,” tha Hahn, i cili foli pas Trump, duke shtuar: “Ne mund të kemi ilaçin e duhur, por mund të mos jetë në formën e duhur të dozimit tani, dhe mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, ndaj duhet punuar me kujdes. “
D.B – SCAN
Burimi: Forbes
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.