Trump përshëndet vendimin e FDA – Aprovimi i plazmës për trajtim emergjent, presidenti e cilëson historike
Presidenti amerikan, Donald Trump, përshëndeti vendimin e autoritetit të medikameneteve në SHBA për të aprovuar kurën me plazëm ndaj të sëmurëve me Covid-19. Deklarata e Trump vjen vetëm 24 orë pasi Presidenti akuzoi agjencinë se po pengon nxjerrjen e vaksinës dhe të kurës për qëllime politike.
Njoftimi i Administratës për ushqim dhe medikamenete në SHBA (FDA) për të autorizuar përdorimin e plazmës në raste emergjente erdhi gjithashtu në prag të konventës së republikanëve, ku Donald Trump do të marrë zyrtarisht nominimin si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen më datën 3 nëntor. “Kjo është ajo që kam kërkuar për një kohë të gjatë.
Sot, jam i lumtur të bëj një njoftim historik në betejën tonë kundër virusit kinez që do të shpëtojë jetë pa fund”-deklaroi Donald Trump. Sipas FDA, në rastet kur plazma përdoret si trajtim brenda tre ditëve nga hospitalizimi, është vënë re një rënie e ndjeshme e normës së vdekshmërisë.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.