Trump po konsideron ndalimin e TikTok si ndëshkim ndaj Kinës
Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se po mendon të ndalojë aplikacionin popullor TikTok në Amerikë.
“Është diçka që po e konsiderojmë,” tha Trump, për Bloomberg.
“Është një biznes i madh,” tha ai. “Shikoni, çfarë ndodhi me Kinën dhe me koronavirus, ato që kinezët i kanë bërë këtij vendi dhe të gjithë botës është e turpshme”, tha ai, duke shtuar se ndalimi i TikTok ishte “një nga shumë opsionet” që ai po mendon për të ndëshkuar Kinën mbi koronavirusin .
Trump nuk ishte specifik për atë element të përgjigjes së Kinës ndaj koronavirusit që e zemëron atë.
Politikanët amerikanë kanë shprehur shqetësime për origjinën kineze të TikTok. Por për presidentin, popullariteti i aplikacionit mund ta shqetësoje atë jo për origjinën kineze, ama për mënyrën se si po e përdorin adoleshentët për të sulmuar politikisht presidentin.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.