Trump sulmon Google – Edhe Facebook me Twitter nën akuza dhe kërcënime për anshmëri politike
Donald Trump nuk di të ndalet. Së fundmi, në qendrën e kritikave të presidentit amerikan ka përfunduar gjigandi i kërkimit në rrjet, Google. Presidenti ka akuzuar kështu Google se promovon lajme negative kundrejt tij dhe se fsheh lajmet korrekte, duke i kërkuar ta adresojnë këtë çështje, por pa sqaruar se cilat janë veprimet që mund të ndërmerren karshi gjigandit të teknologjisë.
Sulmi i Trump ndaj Alphabet, kompania që zotëron Google, është shoqërohet edhe me njw sulm ndaj kompanive të tjera që operojnë në sektorin e teknologjisë, si: Amazon, Twitter, apo Facebook.
Nga ana tjetër, Google i`u përgjigj akuzave të numrit një të Shtëpisë së Bardhë, duke sqaruar se motori i kërkimit nuk është pjesë e asnjë axhende politike dhe se nuk i kanalizojnë kërkimet drejt një ideologjie të caktuar politike.
Sulmet e Trump ndaj Google erdhën nëpërmjet Twitter, me disa “cicërima” të njëpasnjëshme.
Sipas Trump, Google nuk i shfaq lajmet konservatore, por vetëm ato të mediave si CNN, nën akuzat e tij që gjatë fushatës elektorale.
“Unë mendoj se Google po përfiton nga njerëzit tanë. Google, Twitter dhe Facebook janë në një territor të vështirë dhe duhet të kenë kujdes, Kjo nuk është e drejtë ndaj një pjese të madhe të popullsisë”, nënvizon Donald Trump, duke kërcënuar kështu haptazi gjigandët e rrjetit. Facebook nuk dha komente, e po ashtu edhe Twitter.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.