Trump takon Xi Jinping – Flet për trajtimin e Koresë së Veriut dhe tregtinë mes vendeve
Presidenti Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Kinë, bëri thirrje për bashkëpunim në lidhje me Korenë e Veriut dhe tha se tregtia bilaterale ka qenë e padrejtë për Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, presidenti fajësoi paraardhësit e tij dhe jo kinën, për disbalancat tregtare.
Në një deklaratë me presidentin kinez, Xi Jinping, Trump lajmëroi nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare me një vlerë prej rreth 250 miliardë dollarë mes firmave kineze dhe amerikane, gjë që shqetëson komunitetin e biznesit në Shtetet e Bashkuara mbi aksesin në tregun kinez. Xi Jinping tha se ekonomia kineze do të bëhet më e hapur dhe transparente ndaj firmave të huaja, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara, dhe i mirëpriti kompanitë amerikane që të marrin pjesë në iniciativën ambicioze në infrastrukturë “Belt and Road”.
Sipërmarrjet kineze në Shtetet e bashkuara presin që takimi mes dy liderëve në Pekin të zgjerojë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Sipas të dhënave të komisionit kombëtar të tregtisë mes dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ka ofruar më shumë se 2.6 milionë vende pune në Shtetet e Bashkuara.
Në lidhje me Korenë e Veriut, Kina ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme sugjerimet se duhet të ketë një rol më të madh në trajtimin e vendit, duke argumentuar se ka zbatuar plotësisht sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe se i takon edhe të tjerëve që të ulin tensionet e të rinisin bisedimet mbi regjimin e izoluar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.