Trump vazhdon “sulmin” ndaj Amazon – Po zhvat Shërbimin Postar Amerikan
Presidenti Donald Trump po vazhdon ende sulmin ndaj kompanisë gjigande të tregtimit “Amazon”, duke akuzuar kompaninë se po ‘zhvat” Shërbimin Postar Amerikan.
“Ndërsa jemi në këtë temë, raportohet se Posta amerikane do të humbasë mesatarisht 1.50 dollarë për çdo paketë që shpërndan për Amazon. Kjo shkon në miliarda dollarë humbje”, tha Trump në twitter.
Ai gjithashtu sulmoi edhe “The Washington Post” duke e quajtur atë të lobiste të Amazon dhe tha se nëse shërbimi postar do të rriste çmimet, kostot e dërgesave të Amazon do të rriteshin me 2.6 miliardë dollarë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.