Truri vendos përpara se të jeni të vetëdijshëm – Ja çfarë thotë studimi!

Në bazë të një studimi të Universitetit të Uellsit të Ri Jugor të publikuar në Raportet Shkencore, zgjedhjet tona të lira midis mundësive të mundshme janë të parashikueshme nga gjendja e aktivitetit cerebral 11 sekonda përpara se të bëhemi koshient.
Në eksperiment, shkencëtarët e universitetit, kanë zgjedhur një vullnetar i cili është vendosur përpara zgjedhjes së dy modeleve vizuale në ngjyra të ndryshme. Vullnetari në mënyrë të qëllimshme ka menduar për modelin e preferuar, ndërkohë studiuesit nëpërmjet një butoni tregonin zgjedhjen e ardhshme të mundshme, ndërsa nëpërmjet disa pulsantëve shfaqnin atë që deri diku vullnetari po imagjinonte. Prova e plotë është kryer nëpërmjet rezonancës magnetike.
Në bazë të analizave të imazheve cerebrale, hulumtuesit arritën në përfundimin se butoni e shfaqte paraprakisht zgjedhjen, bazuar në intensitetin e imazheve.
Sipas studiuesve, përpara zgjedhjes zonat ekzekutive të trurit “theksojnë” alternativën më të dëshiruar dhe pas vetëm 11 sekondash, njeriu bëhet i vetëdijshëm për të marrë vendimin përfundimtar.
Burimi: Focus
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.