Tryeza e debatit – Çfarë kërkojnë shoqatat e biznesit nga opozita

Përfaqësues të shoqatave të biznesit në vend kërkojnë nga opozita garanci për stabilitet politik, në mënyrë që të vijohet me ecurinë e reformave dhe sipërmarrësit të kenë garanci në investimet e tyre.
Tryeza e organizuar nga sipërmarrësit kërkoi më shumë mbështetje nga opozita, referuar edhe situatës së tensionuar politikë që është është krijuar në vend me protestat para kryeministrisë dhe ngërçin e procesit të Vettingut për Reformën në Drejtësi.
Tryeza e përfaqësuesve të shoqatave të biznesit me drejtuesit e opozitës mbi stabilitetin politik dhe reformat – mblidhet për herë të parë pas tryezës së organizuar me përfaqësuesit e qeverisë.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.