Tsipras e cilëson marrëveshjen e Prespës si ‘kryevepër diplomatike’ – “Së shpejti vizitë zyrtare në Shkup”
Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras e ka cilësuar marrëveshjen e emrit midis dy vendeve
Kryeministri Alexis Tsipras deklaroi në Forumin Ekonomik në Delphi se dëshira për dialog dhe bashkëjetesë paqësore kishte mbizotëruar mbi forcat e nacionalizmit në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e ka konsideruar marrëveshjen e arritur të emrit midis dy fqinjëve si një “kryevepër diplomatike”.
Tsipras njoftoi se së shpejti do të bëhet kryeministri i parë grek që do të bëjë një vizitë zyrtare në Shkup, shoqëruar nga një delegacion biznesi, shkruan Kathimerini.gr.
Ai shtoi se zyrtarë nga të dyja palët do të takohen për të shqyrtuar mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në një sërë fushash me interesa të përbashkëta duke përfshirë tregtinë, turizmin, sigurinë, energjinë dhe kulturën.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.