Tsipras për “TAP” – “Punimet po ecin me një hap të përshpejtuar”
Ndërtimi për gazsjellësin Trans-Adriatik vijon me një ritëm të përshpejtuar, deklaroi kryeministri grek Alexis Tsipras, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij turk, Binali Yildirim.
Për Alexis Tsipras, TAP është një ndër projektet më të rëndësishme në rajon.
Korridori jugor i gazit që përbehet nga gazsjellësi trans-anatolian dhe ai Trans-Adriatik do të kalojë përmes Azerbaixhanit, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe do të përfundojë në Itali.
I gjatë rreth 878 kilometra dhe me një kosto totale prej 4.5 miliardë eurosh, ky projekt shihet me rëndësi mjaft të veçantë për zhvillimin e rajonit.
Tap është cilësuar si prioritet kyç edhe nga Bashkimi Europian, që kërkon të ulë varësinë e Europës nga gazi rus.
Projekti në tërësi parashikohet të përfundojë në vitin 2019, dhe Bashkimi Europian ka bërë vazhdimisht thirrje që të respektohen afatet.
Deri më tani, si në territorin grek, si në Shqipëri e si në 8 kilometrat e territorit italian çdo gjë po shkon sipas parashikimeve dhe nuk ka asnjë vonesë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.