Tsipras për Traktatin e Romës: Firmosa për një Europë sociale

“Nuk ka asnjë dyshim se Europa nuk është Europa që ne ëndërrojmë, nuk është Europa që duam. Por gjithashtu nuk ka dyshim se nuk ka rrugë tjetër veçse të luftojmë për të ndryshuar këtë gjë”, tha Alexis Tsipras pas përfundimit të ceremonisë së përvjetorit të Konferencës së Romës.
Kryeministri grek theksoi liderët e BE duan që Greqia të futet në “luftë” së bashku me ta, si punëtorë dhe si popull grek në përgjithësi, por edhe si punëtorë dhe popull i gjithë Europës.
Ndonëse Greqia është në prapavijë dhe jo në paravijë si vendet e tjera europiane Tsipra tha se do të vazhdojnë të mbrojnë vlerat Europiane.
“Armiku më i madh i Europës është drejtimi liberal që ka marrë Unioni vitet e fundit”, tha kryeministri grek.
Ai gjithashtu tregon se kishte dyshime për të firmosur ose jo deklaratën, por vendosi të bashkohej me thirrjen për forcimin e karakterit social të Europës.
“Mbi të gjitha unë besoj se ia dolëm të vendosim një referencë të fortë për nevojën e një Europe sociale. Kjo është një betejë e vazhdueshme që do të vijojmë ta luftojmë”, tha Tsipras.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.