Tsipras premton ndryshimin – “Pas kreditorëve do të kemi një Greqi të re”
Duket se kryeministri grek, Alexis Tsipras ka gjetur një lëndë të parë mjaft të çmuar që mund ta ndihmojë atë dhe Greqinë që të kthejnë një faqe pasi çdo gjë të ketë përfunduar; kohën. Tani, për të parën herë që prej vitit 2015 kur erdhi në pushtet, ai dhe qeveria e tij kanë mundësinë e parë që të funksionojnë si një qeveri normale.
Gjatë dy viteve të shkuara, ekzekutivi grek me në krye Tsipras është marrë ekskluzivisht me negociatat me kreditorët, duke lënë në plan të dytë qeverisjen e vendit.
Tsipras po mundohet ta shesë imazhin e tij si një lider post-krizës, i cili do të ndihmojë në rimëkëmbjen e vendit. Kryeministri grek kërkon që të fitojë kështu një mandat të dytë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019.
Gjithsesi, përpara se çdo gjë të marrë fund, duhet të kalojnë edhe dy raunde të tjera negociatash me kreditorët.
Gjatë muajve të fundit, Tsipras është fokusuar tërësisht te thirrja dhe apeli ndaj investitorëve për të ardhur në Greqi. Këtë gjë do të vazhdojë ta bëjë.
Në 2016, investimet e huaja direkte prekën rekordin 7-vjeçar. Tsipras së fundmi u premtoi skeptikëve, një Greqi të re.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.