Tuneli i Shkopetit në rikonstruksion! ARRSH: Barriera mbrojtëse, reflektorë dhe sinjalistikë. Punimet zgjasin 21 ditë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka filluar puna për rritjen e sigurisë në Tunelin e Shkopetit, me objekt “Përmirësimin e sigurisë rrugore në Tunelin e Shkopetit km 5+500 në segmentin Skuraj-Komuna Baz”. Punimet janë parashikuar që të zgjasin 21 ditë.
Referuar njoftimit zyrtar, masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore janë:
– Do të vendosen rreth 70 ml barriera metalike mbrojtëse në të dyja hyrjet e tunelit.
– Do të vendoset sinjalistika dhe reflektorë brenda tunelit.
– Do të bëhet vijëzimi në hyrjet dhe brenda në tunel.
– Do të vendoset sinjalistika e nevojshme në të dyja anët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.