Turizmi ballkanik – 28 tur operatorë dhe hotele promovojnë turizmin
Dhjetëra tur operator dhe hotele nga vende të ndryshme te botës si Turqia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Qipro për dy ditë me radhë do te kenë mundësi për lidhjen e kontratave me partner të ndryshëm dhe shkëmbim eksperiencash me anë të ekspozimit të turizmit në work-shopin Vas Tour.
E pranishme ne çeljen e këtij workshopi ministria e zhvillimit Ekonomik Miva Ekonomi e vlerësoi si një mundësi të mirë edhe për Shqipërinë evente të tilla që sipas saj shërbejnë për hapjen e turizmit dhe gjenerimin e të ardhurave prej tij.
Ekonomi theksoi se po punohet për të ofruar në Shqipëri mundësi për turizmin përgjatë gjithë vitit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
Presidenti i Vas Tur Enver Mehmenti e cilësoi ketë workshop si një mundësi të mirë për vizitorët e stendave të përfaqësuesve të ndryshëm në workshop sipas të cilit do të kenë mundësi për të përfituar oferta promocionale.
Koordinatori i Vas Group Andi Gorenca këto workshop shërbejnë për promovimin e turizmit në Ballkan si edhe njohjen e tregjeve turistike përfshirë edhe vendin tonë.
Ky është edicioni i tretë i Vas Travel Fair 2017. Pas Tiranës eventi ndërkombëtar i turizmit do te zhvendoset ne datën 4 maj ne sheshi Zahir Pajaziti ne Prishtine dhe ne daten 5 maj ne sheshin TV 21 ne Shkup.
Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport 2.2 milionë pasagjerë, kane udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit gjatë vitit të kaluar, një nivel rekord. Ne raport me vitin e mëparshëm, numri i pasagjerëve është rritur me 11%.
Shqiptarët kanë përbërë gati 60% të totalit të pasagjerëve ku pjesa tjeter janë të huaj. Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga Rinasi është Roma, me 300 mijë pasagjerë.
Ndërkohë shpenzimet e të huajve në Shqipëri, kanë shënuar një rritje të ndjeshme në 2016-n, duke arritur ne 1.5 miliardë lekë, me një rritje prej 13% në raport me vitin e kaluar.
Ne Raportin e 2017-s për Konkurrueshmerinë e Turizmit nga Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit rezultoi se Shqipëria bën pjese në 12 vendet më të përmirësuara nga tregjet në zhvillim.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.