Turizmi hapësinor, i mundur në një të ardhme të afërt!
Ditën e dielë, Blue Origin kaloi me sukses testin, pjesë e një industrie në rritje e cila transporton civilë duke shpresuar të dërgojë që në një të ardhme të afërt të dërgojë turistë në hapësirë.
Megjithëse ende nuk është bërë një njoftim zyrtar, kompania duket se po I afrohet turizmit suborbital dhe ndoshta fillimit të shitjeve të biletave për një udhëtim të ardhshëm hapësinor.
Blue Origin nuk ka nxjerrë ende një çmim për këtë përvojë të hapësirës ajrore me një gravitet të ulët gjatë së cilës pasagjerët do të lirohen nga kolltukët e tyre e do të rrotullohen rreth anijes hapësinore.
Në mars të vitit 2016, Jeff Bezos tha se çmimi do të ishte konkurrues me fluturimet e tjera suborbitale. Sot, i vetmi konkurrent i afërt me Blue Origin në këtë treg është Virgin Galactic, i cili ende nuk ka arritur hapësirë, por shet bileta për $ 250,000.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.