Turizmi i detit në Shqipëri/ Klosi: Certifikohen operatorët e parë të aktiviteteve detare
Ministri i Turizmit Blendi Klosi, ka njoftuar certifikimin për operatorët e parë të Aktiviteteve Detare, pas hartimit të kuadrit të plotë ligjor për turizmin e detit në Shqipëri.
Klosi thekson se turizmi detar është një turizëm i një potenciali të lartë që duhet të zhvillohet si në gjithë vendet Mesdhetare.
“Kemi krijuar lehtësirat më avantazhuese në Rajon, për regjistrimin e mjeteve lundruese me flamurin shqiptar”, shkruan ai.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.