“Turizmi i kafesë” – Uganda, strategji për të rritur të ardhurat në të dy sektorët
Zyrtarët e Bujqësisë dhe Turizmit në Ugandë po zhvillojnë projekte për të promovuar ‘turizmin e kafesë’ në mënyrë që të rrisin të ardhurat në të dy sektorët.
Pak ditë më parë, ata u shprehën për gazetarët se prodhuesit e kafesë do të prezantohen tek konsumatorët si pjesë e një nismës ‘fermë në gotë’, e cila lejon konsumatorët të vizitojnë fermat dhe të ndajnë përvojat e tyre me fermerët.
Turizmi i kafesë ka një potencial të madh për vendin. Pjesëmarrja turistike nxit prodhimin e kafesë të cilësisë së mirë dhe për këtë arsye stimulon edhe të ardhurat.
Në këtë kuadër, për të nisur strategjinë e turizmit të kafesë, vendi do të organizojë në fillim të muajit të ardhshëm simpoziumin dhe ekspozitën e parë të turizmin dhe kafenë.
Përmes këtij plani, qeveria e Ugandës shpreson të rrisë eksportet e sa të kafesë, nga 4.6 milionë çanta (60 kg për çanta) në 20 milionë deri në vitin 2025.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.