“Turizmi, i nënfinancuar” – Projekt buxheti 2020/Deputetët: Edhe mirëmbajtja e administratës ka 50% më shumë fonde
Deputetët e Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese e konsideruan si të nën financuar sektorin e turizimit dhe mjedisit nga projektbuxheti i vitit 2020. Gjatë dëgjesës me ministrin Blendi Klosi , ata thanë se ai rankohet shumë ulët edhe në raport me sektorë të tjerë, më pak prioritarë. Ndërkohë që, vetëm për mirëmbajtjen e administratës, pa përfshirë pagat, janë akorduar 50% më tepër fonde.
Ministri Klosi prezantoi disa nga projektet prioritare për vitin 2020, duke u ndalur te ndalimi i prodhimit, importimit dhe përdorimit të qeseve plastike, duke nisur nga data 1 qershor e vitit 2020.
Diskutime pati edhe në drejtim të menaxhimit të mbetjeve, ku Klosi kërkoi që bashkitë të llogarisin kostot për trajtimin e tyre dhe jo të shikojnë si zgjidhje hedhjen e tyre pranë lumenjve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.