“Turizmi masiv”- Mbyllet përkohësisht plazhi që u bë i famshëm nga DiCaprio

Dikur një gji i virgjër e i izoluar me ujëra të kristaltë, por që pas filmit të famshëm “The Beach” ku luante dhe Leonardo DiCAprio ky plazh u pushtua nga turizmi masiv.
Fluksi ditor i dhjetëra anijeve dhe mijëra vizitorëve që bëri që ky plazh të mbyllet për katër muaj në mënyrë që vizitorët të mos kenë mundësi të shkojnë për t’i dhënë shkëmbinjve të koraleve dhe jetës së detit një shans për ta marrë përsëri veten.
Autoritetet lokale thonë se do ta bëjnë këtë gjë me disa vende ta caktuara për të parandaluar atë që po ndodh në të gjithë botën dhe është shumë problematike, si turizmi masiv.
Është pjesë e dickaje që po ndodh globalisht rreth turizmit të pakufizuar që sjell para të madhe për vendin, por dëmton vendet historike, dëmton mjedisin dhe shpesh i tjetërson vendasit.
“Unë mendoj se ka kaq shumë njerëz këtu,” tha Shi, një turiste nga Henani, Kinë.
“Plani i qeverisë për të mbyllur plazhin për disa muaj është vetëm e natyrshme sepse oqeani ka nevojë për një pushim, një shans për t’u rimëkëmbur në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një destinacion më të mirë dhe më të bukur”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.