Turizmi në Shqipëri – GIZ, 2 mln euro për Alpet përmes projektit “Cabra”
“Promovimi i zonave turistike në Shqipëri”, ka qenë kjo motoja e ekspozitës mbi zonat turistike ne vendin tonë në kuadër të ditës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.
Koordinatorja e projektit të GIZ, Cabra, Shpresa Smajli u shpreh se ky projekt investon në zonën e Alpeve rreth 2 milionë euro për 2 vite e gjysmë, për ruajtjen e agro-biodiversitetit në Shqipërinë rurale. Dita ndërkombëtare për shumëllojshmërinë biologjike, është çelur me një panair te pedonalja në kryeqytet.
Në panair i cili u mbështet nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mjedisit u pasqyruan për të interesuarit të gjitha zonat e mbrojtura në Shqipëri që ofrojnë turizëm.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.