Turqia akuzon Francën se po “sponsorizon terrorizmin”, pas deklaratave të ashpra të Macron
Turqia të enjten akuzoi Emmanuel Macron për “sponsorizimin e terrorizmit” në reagim ndaj kritikave të reja nga presidenti francez për operacionin e Ankarasë në Siri.
Turqia muajin e kaluar nisi një ofensivë kundër forcave të drejtuara nga kurdët në Siri, për të cilët Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh se synoi goditjen e “terroristëve” e milicisë së njësive të mbrojtjes së popullit kurd (YPG) dhe grupit të Shtetit Islamik.
Por këto masa nxitën kritikën ndaj Ankarasë se po dobësonte luftën kundër elementëve të shpërndarë të Shtetit Islamik me operacionin kundër YPG, i cili ishte duke drejtuar luftën kundër grupit xhihadist.
Komentee e Macron ngjallën një reagim të ashpër nga Ankaraja, e cila akuzon Parisin se po kërkon të krijojë një shtet kurd në Siri.
“Në çdo rast, ai (Macron) po sponsorizon organizatën terroriste, ai i fton ato rregullisht në Elysee (pallatin presidencial),” u citua Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu të thoshte për agjensinë shtetërore të lajmeve Anadolu.
Ankaraja e shikon YPG-në si një degë të PKK-ës kurde, e cila ka luftuar një kryengritje brenda Turqisë për 35 vitet e fundit dhe renditet në listën e partive terroriste nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.
“Dhe Macron të mos harrojë … Turqia është gjithashtu një anëtar i NATO-s, e cila qëndron pranë aleatëve të saj,” shtoi ministri i jashtëm. .
Këtë të enjte, pas bisedimeve me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Paris, Macron sulmoi Turqinë për vendimin e saj të njëanshëm për të sulmuar YPG.
“Unë respektoj interesat e sigurisë së aleatit tonë turk, i cili ka pësuar sulme të shumta në tokën e tij,” tha Macron.
“Por nuk mund të thuash nga njëra anë ne jemi aleatë dhe të kërkojmë solidaritet në këtë drejtim dhe nga ana tjetër të paraqesësh aleatët e tu me kryerjen e një operacioni ushtarak që rrezikon veprimet e koalicionit anti-ISIS, pjesë e së cilës edhe NATO është anëtare.”
Burimi: AFP
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.