Turqia ka nevojë për një monedhë të re dhe më të drejtë!
Turqia duhet të punojë në një qasje “të re dhe të drejtë” për menaxhimin e kursit të këmbimit, që i përshtatet më mirë ekonomisë së vendit dhe popullit të saj, sipas një aleati kryesor të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Duke folur në një konferencë në Stamboll të shtunën, kreu nacionalist Devlet Bahceli bëri thirrje për një regjim të ri të monedhës që mbron marrëdhëniet ekonomike të Turqisë dhe kanalizon vlerat e saj, sipas një regjistrimi të botuar nga llogaria zyrtare e partisë së tij në aplikacionin Twitter Periscope. “Ajo duhet të jetë një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës”, tha ai.
Luhatjet e fundit në monedhën turke kishin për qëllim “të dëmtonin strukturën politike dhe ekonomike të vendit dhe sektorin real”, tha Bahçeli. “Kjo është qartazi një shenjë konfrontimi”.
Përkundër një përplasjeje në lirën e verës së kaluar dhe muajve të trazirave të tregut që pasuan, Turqia ka qëndruar me monedhën e saj dhe ka dhënë siguri të përsëritura që kontrollet e kapitalit nuk janë një opsion. Megjithatë, autoritetet kanë filluar të marrin një qasje më ndërhyrëse, duke kërkuar të stabilizojnë lirën duke ri-futur një taksë mbi shitësit e valutave të huaja dhe duke imponuar një vonesë të shlyerjes për disa blerje nga individë.
Duke iu përgjigjur një uljeje të vlerësimit të Turqisë nga shërbimi i investitorëve të Moody’s, ministria e Thesarit dhe Financave tha të shtunën se vendi nuk do të braktisë kurrë ‘një monedhë lundruese’ dhe angazhimin e saj për të lejuar lëvizjen e lirë të kapitalit.
Megjithatë, komentet e Bahcelit sugjerojnë se konsensusi është më i brishtë. Partia e tij Lëvizja Nacionaliste, e njohur me inicialet e saj turke të MHP, ka qenë aleat i Partisë AK të Erdoganit në zgjedhjet e fundit.
“MHP dëshiron që me komentet e Bahceli të fillojë një debat më të gjerë që ndihmon në dhënien fund të paqëndrueshmërisë së monedhës me masat e bazuara në opinionin publik”, i tha Bloomberg, nënkryetari i partisë, Izzet Ulvi Yonter.
Erdogan fajësoi bankierët për krijimin e kërkesës së tepruar për valutë të fortë dhe për të bërë parashikime mashtruese mbi kurset e këmbimit valutor përpara zgjedhjeve të marsit.
Lira është në rënie përsëri pasi që tashmë është nënçmuar pothuajse 10% këtë vit kundrejt dollarit, performuesi më i keq në tregjet në zhvillim pas monedhës argjentinase. Investitorët parashikojnë se monedha turke do të mbetet ndër më të paqëndrueshme në botë, me luhatshmërinë e nënkuptuar tremujore më të lartë në nivel global.
Perspektiva për lirën mund të bëhet edhe më e tmerrshme nëse Turqia nuk largohet nga një kurs përplasjeje me SHBA-në për blerjen e një sistemi raketor rus, i cili ka tensionuar lidhjet midis aleatëve të NATO-s dhe investitorëve të tjerë të frikësuar. SHBA ka kërcënuar të imponojë sanksione ndaj Turqisë mbi marrëveshjen. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.