Turqia lajmëron masa të reja, Erdogan: “Do të ketë shtetrrethim në fundjavë dhe çdo ditë pas ores 21:00”
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, lajmëroi në nisje të Javës një serë masash, përfshirë karantinë të plotë gjatë fundjavës, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Karantina në fundjavë do të nisë në orën 21:00 ditën e Premte dhe do të përfundojë në orën 5:00 ditën e Hënë. Përveç fundjavës, Ergodan tha se do të ketë mbyllje çdo ditë të Javës nga ora 21:00 deri në orën 5:00. Presidenti tha se masat, që do të nisin këtë Javë, do të jenë të kujdesshme që situate të mos kthehet në një krizë sociale apo ekonomike.
“Shtetrrethimi do të vendoset nga ora 9 e mbrëmjes deri në 5, çdo ditë Jave. Masat do të jenë të pandërprera gjatë fundjavës, duke nisur nga ora 9 ditën e Premte, deri në 5 ditën e Hënë. Pra të Shtunën dhe të Dielën, jemi në shtëpi.”
Disa biznese, përfshirë zinxhirët e furnizimit, prodhimit dhe shërbimet e shëndetësisë apo bujqësisë, do të përjashtohen nga shtetrrethimi. Dyqanet ushqimore dhe supermarketet do të ofrojnë shërbime me porosi brenda një kohe të limituar, ndërsa kafenetë dhe restorantet do të vazhdojnë të japin produtke me vete, sipas presidentit turk. Kopshtet do të mbyllen, ndërsa studentët e cikleve më të larta do të ndjekin mësime në distancë deri në fund të vitit. Qytetarëve do t’u kërkohet një aplikim i detyrueshëm nga Ministria e Shëndetësisë, për të treguar statusin shëndetësor, kur të hyjnë në qendra tregtare. Numri i njerëzve që mund të marrin pjesë në dasma apo funerale, do të limitohet në 30. Erdogan tha se Tuqia do të nisë vaksinimet pa pagesë të Covid-19 për qytetarët në Dhjetor, ndërkohë që qeveria ka blerë 50 milionë doza për fazën fillestare.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.