TVSH-ja, bizneset nuk tërhiqen – Shoqata: Na shtohen kostot, protesta deri në anulimin e vendimit
Një ditë pas grevës një orëshe të biznesit të vogël dhe sqarimeve të Ministri të Financave për efektet e përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së, subjektet e vogla i kanë lënë kohë rreth dy javë qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim, ndërkohë që paralajmërojnë protesta të shumta deri në grevë urie.
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thekson se përfshirja në TVSH e rreth 9900 subjekteve do të rrisë ndjeshëm kostot dhe do të çojë në faliment.
Disa shoqata biznesi janë bashkuar një organizëm të ri të quajtur “Aleanca kundër TVSH-së”, duke synuar tërheqjen e Ministrisë së Financave nga kjo skemë e re. Bizneset i bëjnë apel Ministrit Ahmetaj të ulet një tryezë diskutimi me grupet e interesit.
Nga data 1 prill bizneset me xhiro vjetore nga 0-2 milion lekë janë përfshirë në skemën e TVSH-së.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.