TVSH në hoteleri – Zyrtarizohet taksa e ulur 6 % për akomodimin
Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në njësitë akomoduese tashmë është efektiv. Vendimi i qeverisë tashmë është botuar në fletoren zyrtare.
Sipas këtij vendimi, shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind”.
Ndërkohë modeli i deklaratës së tatimit mbi vlerën e shtuar, i përcaktuar në nenin 67 të udhëzimit, zëvendësohet me modelin e ri të deklaratës së tatimit mbi vlerën e shtuar.
Gjithashtu modeli i librit të shitjeve, i përcaktuar në nenin 68 të udhëzimit, zëvendësohet me modelin e ri të librit të shitjeve.
Administrata tatimore nëpërmjet një njoftimi zyrtar informon bizneset që të njihen më këto dy procedura të reja, të cilat i ka ilustruar edhe më formularët përkatës, si dhe mënyrën e plotësimit.
Sipas statistikave të kësaj shoqatës së turizmit, aktualisht nga strukturat hoteliere në buxhetin e shtetit mblidhet 2 milion euro TVSH, ndërkohë që me nivelin e ri synohet dyfishimi, i efekt i formalizimit të tij.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.