“U deshën 30 vite për të arritur ëndrrën e tij” – Historia e CEO-s së “Honda Aircraft” që filloi punë si një nënpunës i thjeshtë
Kur Michimasa Fujino filloi karrierën e tij në departamentin e inxhinierisë së automjeteve Honda Motor tre dekada më parë, ishte i vendosur të krijonte një “makinë sportive fluturuese”.
Pas shumë vitesh zhvillim, dizajnim, testim dhe zhgënjim më në fund vizioni i ti u realizua.
Aeroplani prej 4.9 milionë dollar është 4 deri në 5 vendesh dhe është i dizajnuar për të qenë praktik dhe i qëndrueshëm.
Kompania prodhon katër njësi në muaj dhe thotë se këta aeroplanë kanë një performancë mjaft të mirë në ngjitje, si dhe një eficencë sa i përket karburantit.
“HondaJet është një lloj arti për mua dhe çdo HondaJet i vetëm është si një fëmijë për mua, shprehet Fujino, drejtori ekzekutiv i kompanisë “Honda Aircraft”.
“Unë dua ta shoh personalisht klientin, e nëse unë shoh se konsumatorët kënaqen, kjo gjë më motivon”.
Fujino, në moshën 26 vjeçare, kur shkoi fillimisht në SHBA ndoqi një shfaqje tregtare biznesi dhe ndërsa qëndronte aty e mendonte se sa e mrekullueshme do të ishte nëse ai do të projektonte një avion.
HondaJet u prezantua për herë të parë në publik në vitin 2005, por e mori certifikimin e saj këto vitet vitet e fundit për shkak të testimeve të kërkuara.
Kohët e fundit kompania ka njoftuar marrëveshjen me Wijet, një marrëveshje goxha e madhe me shërbimin e taksive ajrore evropiane, e cila kërkoi si fillim 16 avionë. Si dhe ka një sërë klientësh potencialë.
Por sigurisht edhe sfidat kanë qenë të shumta, shpeshherë Fujino ka menduar të heqë dorë por më pas e ka gjetur përsëri motivimin e duhur duke i dhënë vetes forcë që i kanë mbetur dhe gjashtë muaj për t’ja dalë mbanë ndërkohë që ky motiv e ka shtyrë t’ia dalë mbanë edhe pse pas 30 viteve.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.