U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE. Vihet në pranga 29 vjeçari
Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka arrestuar një 29 vjecar në qarkun Korçë, fshatin Mborje pasi po i jepte ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.
Personi me inicialet E. V po i trasnporte emigrant në një mjet tip “Audi” dhe destinacioni ishte drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i plotë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.