U refuzohet azili – Riatdhesohen shqiptarët nga Franca
Policia e Shtetit ka vijuar me operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar azili në vendet e BE-së.
Sipas njoftimit janë riatdhesuar 29 shtetas nga Franca, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë shqiptarë.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze kanë vijuar me operacionet në të cilat nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me 5 anëtarë.
Sipas njoftimit, gjithashtu janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë me motivin ”Qëndrim i parregullt në territor”, ”Përfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE -së”, ” Tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar”, ”Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor” dhe ”Refuzim azili në vendet e BE-së”.
Policia i ka bërë apel të gjithë shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.