U shtuan “skifterët”, u pakësuan “jakat e bardha”! Statistikat e 2018 për Shqipërinë: U evidentuan më shumë vjedhje dyqanesh dhe banesash
Gjatë vitit 2018, thuajse të gjitha veprat penale të evidentuara kanë njohur rënie numerike, me përjashtim të veprave penale të vjedhjes së lokaleve të tregtisë dhe të banesave. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se gjatë vitit 2018 janë evidentuar 104 vepra penale “vjedhje lokale tregtie” më shumë se në 2017.
Po ashtu, janë evidentuar 73 vepra penale “vjedhje banese” më shumë se në 2017. Vetëm këto dy vepra penale rezultojnë me tendencë të madhe rritëse, në krahasim me veprat e tjera penale që rezultojnë me rënie.
Rënien më të madhe në përqindje, të veprave të evidentuara e ka “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” ku rezulton se gjatë 2018 ka pasur një rënie me -40.7 % krahasuar me 2017.
Po ashtu, një rënie të konsiderueshme kanë pësuar edhe “vepra penale të rënda kundër pasurisë” ku rezulton se në vitin 2018 ishin 32.3 % më pak. Rënia ka njohur edhe vepra penale “Vjedhje automjetesh” ku janë evidentuar -23,4 % më pak se në vitin 2017.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.